×
  • Lajme
  • Lajme

    Lëvizja Vetëvendosje kërkon zgjedhje

    Reporteri
    19 Korrik 2019 | 22:28

    Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka kundërshtuar idenë që vendi të bëhet me qeveri teknike, duke thënë se duhen zgjedhje sa më parë.


    “Improvizimet e tilla nuk janë zgjidhje. Por janë problem. Nuk i duam problemet. Ka nevojë për ndryshime shumë të mëdha. Duhet të ecim me zgjedhje të reja parlamentare, për zgjidhje demokratike”, është shprehur ai.

    Kurti ka thënë se do të vazhdojnë komunikimin me kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa.

    “Me LDK-në, si dy partitë më të mëdha politike në vend, si opozita e këtij vendi, do të vazhdojmë komunikimin dhe koordinimin menjëherë në ditët në vijim. Do të shohim se çka është më së miri. S’mund të flas tash se cilat do të jenë hapat e ardhshëm. E domosdoshme që sa më parë të ketë zgjedhje të reja, të parakohshme. T’ia kthejmë shpresën popullit, është viktima e vërtetë e kësaj keqqeverisje”, ka deklaruar ai.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!