×
  • Lajme
  • Lajme

    Lëvizje të reja në Ministrinë e Drejtësisë: Haxhiu emëron zëvendësdrejtorin e ri të Shërbimit Sprovues

    Reporteri
    08 Prill 2021 | 13:00
    Albulena Haxhiu, Ministre e Drejtësisë

    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka vazhduar me shkarkimin e zyrtarëve në këtë institucion.


    Haxhiu ka shkarkuar Kadri Halitajn nga pozita e zëvendësdrejtorit të Shërbimit Sprovues, ndërsa në këtë pozitë ka emëruar Metije Ademin.

    Në vendimin të cilin e ka siguruar Telegrafi, shkruan se ky vendim është marr në bazë të kompetencave që ka ministrja Haxhiu.

    “E caktuara nga pika 1 e këtij vendimi, ushtron detyrat dhe përgjegjësit në pajtim me legjislacionin përkatës në fuqi.

    Zonja Metije Ademi, drejtore e Drejtoratit për lirim me kusht dhe programe në Shërbimin sprovues caktohet zëvendësuese e Drejtorit të përgjithshëm të Shërbimit sprovues në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë”.

    Më poshtë mund ta lexoni vendimin e Haxhiut.

    Ndryshe, ditë më parë Haxhiu kishte shkarkuar tre zyrtarë nga Divizioni për Mbrojtje Juridike në Gjykatën Speciale.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!