×
  • Lajme
  • Lajme

    Lia e Majmunëve, a ka rrezik nga ardhja e mërgimtarëve në Kosovë – flet Naser Ramadani

    Reporteri
    25 Maj 2022 | 14:44

    Asnjë rast i dyshimtë për linë e majmunit nuk është regjistruar në Kosovë deri tash, ka konfirmuar në një konferencë për media drejtori i Institutit të Shëndetit Publik, Naser Ramadani.

    Ramadani tha se simptomat më të zakonshme të këtij virusi janë ethe dhe ënjtje të nyejve limfatike.

    Ai theksoi se kjo sëmundje është me simptomat të kufizuara që zgjasin nga dy deri në 4 javë.

    Ramadani në konferencë foli edhe për rrezikshmërinë që i kanoset vendit me ardhjen e qytetarëve nga vendet e huaja, specifikisht mërgimtarët.

    ”Rreziku është i përgjithshëm. Nuk ka ndonjë rrezik të posaçëm për ardhjen e bashkatdhetarëve, dhe mund të vijnë në Kosovë”, tha Ramadani.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!