×
  • Lajme
  • Lajme

    Lia e Majmunëve arrin në Ballkan, konfirmohet rasti i parë në Slloveni

    Reporteri
    24 Maj 2022 | 9:53

    Në Slloveni është konfirmuar rasti i parë i lisë së majmunëve, njofton portali N1 në Slloveni.

    Sipas N1, bëhet fjalë për një burrë, shtetas slloven, të kthyer nga Ishujt Kanarie.

    Instituti Kombëtar Slloven i Shëndetit Publik pritet të shpalos sot më shumë informata për rastin.

    Shpërthimet e fundit të raportuara janë atipike, sipas OBSH-së, pasi ato po ndodhin në vende ku virusi nuk qarkullon rregullisht. Shkencëtarët po përpiqen të kuptojnë origjinën e rasteve aktuale dhe nëse ka ndryshuar ndonjë gjë në lidhje me virusin.

    Shumica e rasteve të raportuara deri më tani janë zbuluar në Mbretërinë e Bashkuar, Spanjë dhe Portugali.

    Ka pasur, gjithashtu, raste në Kanada dhe Australi dhe një rast i vetëm në Boston, por zyrtarët e shëndetit publik në SHBA kanë paralajmëruar se ka gjasa që të shfaqen raste të reja.

    Zyrtarët e OBSH-së kanë shprehur shqetësimin se shkalla e infeksionit mund të rritet, pasi njerëzit mblidhen për festivale, festa dhe pushime gjatë muajve të verës, në Evropë dhe gjetkë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!