Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës së Kosovës, Liburn Aliu në ditën e gjykimit të ish krerëve të UÇK-së, i dha përkrahje bashkëpartiakut të tij, Rexhep Selimit por jo edhe të akuzuarve të tjerë.
Përkrahjen ndaj Selimit, ministri Aliu e ka shprehur përmes një postimi në Facebook.
“Deri në fitoren tënde të pashmangshme, Gjeneral! Lavdi luftës së pastër të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të bindur se drejtësia do të triumfojë përherë!”, ka shkruar Aliu, përcjell Reporteri.net.
Kujtojmë se sot nisi procesi gjyqësor kundër katër krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, në Hagë ndërkohë që dhjetëra-mijëra qytetarë kanë marshuar rrugëve të Prishtinës për të kërkuar drejtësi./Reporteri.net/
Postimi i plotë:
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.