U.d i detyrës së shefit të Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu, ka thënë se në momente kritike Lidhja Demokratike dhe Partia Demokratike bëhen bashkë.
Ai ka shtuar se nuk dihet origjina se kush kënd e ka bërë si veten.
“Që të dyja janë të njëjta dhe janë bashkë në momentet kritike. Kush cilën e ka bërë si veten a e ka bë LDK-ja PDK-në si veten apo anasjelltas”, ka thënë Aliu.
Aliu ka shtuar se PDK-ja kritikon në vazhdimësi por kur vjen puna te momenti kritik, bashkohet.
“Skena politike në Kosovë është duke u diferencua, kemi LVV-në një anë dhe të gjithë të tjerët në anën tjetër. Ju mund të jeni bashkë edhe pak, mund të vazhdoni t’i bëni dëme këtij vendi bashkë edhe pak. U bëtë bashkë me rrëzua Qeverinë Kurti, edhe kur ke puna te buxheti…”, tha Aliu.
Deputeti i LVV-së, shtoi se sot na sillni një pako se a ka qenë në iniciativë të LDK-së apo PDK-së.
“Keni kohë edhe pak, shkoni deri në fund përkeqësojeni edhe më tej. Rezultatin e kësaj pakoje të rimëkëmbjes shumë shpejt do ta kuptojmë të gjithë”, u shpreh Aliu.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.