×
  • Lajme
  • Lajme / Agjenda

    Liderët e Ballkanit Perëndimor në Shkup do të mbajnë konferencë të përbashkët në orën 12:15

    Reporteri
    22 Janar 2024 | 9:26

    Sot në Shkup, nën organizimin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut po mbahet takimi i liderëve të Ballkanit Perëndimor, kushtuar “Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor”, të miratuar nga Komisioni Evropian, shkruan Reporteri.net.

    Në këtë takim po merr pjesë edhe Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti.

    Takimi ka nisur në orën 09:00, në kuadër të “Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor”, me fjalët hyrëse të liderëve. Ndërkaq, takimi i liderëve do të nisë në 09:50.

    Në orën 12:15 është paraparë një konferencë të mbahet konferenca e përbashkët për media.

    Kurti mëngjesin e sotëm ka publikuar fotot para takimit “Plani i Rritjes së Ballkanit Perëndimor dhe Integrimi më i Shpejtë në BE”.

    Kurti ka njoftuar për takimin me liderët e Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësuesve të lartë të BE-së, teksa theksoi se plani i rritjes së BE-së dhe Samitit i Procesit të Berlinit duhet të përshpejtojë anëtarësimin e Ballkanit.

    “Theksova se Plani i Zgjerimit të BE-së dhe Procesi i Berlinit duhet të përshpejtojnë anëtarësimin në BE dhe se fondet e BE-së duhet të lidhen me vlerat e BE-së”, ka thënë Kurti.

    Kurti në takim me O’Brien dhe liderët e Ballkanit: Folëm për planin e zgjerimit të BE-së

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!