×
  • Lajme
  • Lajme

    Liderët opozitarë me plot mungesa në Kuvend

    Reporteri
    23 Maj 2022 | 22:27

    Kreu i PDK-së dhe ai i LDK-së kanë më shumë mungesa se sa pjesëmarrje në seancat e Kuvendit të Kosovës.

    Kuvendi i Kosovës, për disa nga liderët opozitarë nuk ishte edhe aq shumë në prioritetet e tyre.

    Kështu të paktën tregojnë të dhënat zyrtare nga ky institucion i Kosovës.

    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku gjeti kohë të jetë prezent në vetëm 21 seanca, ndërsa 45 të tjera mungoi.

    Pasi fjalimet e tij ishin të rralla në Kuvend, në ato raste që kishte kërkonte që të dëgjohej.

    Nëse jo me Kuvendin, kreu i LDK-së kohë gjeti të merrej me degët e partisë jashtë vendit.

    Së fundmi, Abdixhiku mori pjesë në një organizim të partisë së tij në Zvicër.

    39-vjeçari kohë gjeti për të bërë tifo edhe në futboll.

    Mungesa ka edhe kolegu i tij opozitar, Memli Krasniqi.

    Nga 66 seanca sa ishin brenda kësaj periudhe kohore, kryetari i PDK-së mori pjesë në vetëm 19 prej tyre, duke munguar në 47 të tjera.

    Madje, Memli Krasniqi mungoi edhe në seancën konstituive, për të marrë më pas mandatin e deputetit në seancën e ardhshme.

    Krasniqi megjithatë nuk mungoi në sfilatën e Valdrin Sahitit, ku në atë eviniment do të merrnin pjesë edhe koleget e tij nga partia.

    Shembull dy liderëve opozitarë po del t’i jep, kryetari i AAK-së.

    Ramush Haradinaj gjatë kësaj kohe mori pjesë në 43 seanca, për të munguar në 26 sosh.

    Koha kur më së shumti do të mungonte Haradinaj është ajo e verës, ku vetëm në muajin korrik do të mungonte në 7 seanca e që pjesë do të merrte vetëm në një.

    Behgjet Pacolli nga 66 seanca, ka munguar në 40 prej tyre, ndërsa ka marrë pjesë në 26 sosh.

    Sa i përket vitit 2022, nga 25 seanca sa janë mbajtur në gjithësej, Abdixhiku mori pjesë në vetëm 9 prej tyre, Krasniqi në 7, Pacolli në 15, ndërsa Haradinaj në 21./express

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!