Lideri i Nismës Social Demokrate, Fatmir Limaj ka bërë të ditur se partia e tij përkrah dekretin e nënshkruar nga presidenti Thaçi për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në vend, si pasojë e koronavirusit që ka infektuar 19 njerëz në Kosovë.
Limaj duke komentuar zhvillimet e fundit politike në vend, me shkarkimin e ministrit Agim Veliu ka thënë se tani nuk është koha për protagonizëm, por është koha për t’u bashkuar në mënyrë që të tejkalohet kjo gjendje.
“Kemi kohë për beteja politike. Ajo çka ne kemi parë dje është se ministri i rendit ka mbështetur qëndrimin e partisë së tij. Në fund të fundit këto janë marrëdhënie të brendshme të koalicionit. Nuk është koha për protagonizëm, por është koha të bashkohemi”, ka thënë ndër të tjera ai.
Limaj ka kërkuar nga nga Qeveria të kërkojnë ndihma teknike nga Bashkimi Evropian derisa ka thënë se Nisma do të mbështesë Qeverisë, organet lokale dhe qendrore për çdo gjë që shkon në favor të tejkalimit të kësaj situate.
Kujtojmë se presidenti Thaçi gjatë ditës së sotme ka njoftuar se dekreti që ka nënshkruar për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme parasheh shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në Kosovë për 30 ditë, me mundësi që të vazhdohet edhe më shumë, varësisht prej situatë./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.