×
  • Lajme
  • Lajme

    Edhe Nisma kërkon shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në vend

    Reporteri
    18 Mars 2020 | 14:16

    Lideri i Nismës Social Demokrate, Fatmir Limaj ka bërë të ditur se partia e tij përkrah dekretin e nënshkruar nga presidenti Thaçi për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në vend, si pasojë e koronavirusit që ka infektuar 19 njerëz në Kosovë.


    Limaj duke komentuar zhvillimet  e fundit politike në vend, me shkarkimin e ministrit Agim Veliu ka thënë se tani nuk është koha për protagonizëm, por është koha për t’u bashkuar në mënyrë që të tejkalohet kjo gjendje.

    “Kemi kohë për beteja politike. Ajo çka ne kemi parë dje është se ministri i rendit ka mbështetur qëndrimin e partisë së tij. Në fund të fundit këto janë marrëdhënie të brendshme të koalicionit. Nuk është koha për protagonizëm, por është koha të bashkohemi”, ka thënë ndër të tjera ai.

    Limaj ka kërkuar nga  nga Qeveria të kërkojnë ndihma teknike nga Bashkimi Evropian derisa ka thënë se Nisma do të mbështesë Qeverisë, organet lokale  dhe qendrore për çdo gjë që shkon në favor të tejkalimit të kësaj situate.

    Kujtojmë se presidenti Thaçi gjatë ditës së sotme ka njoftuar se dekreti që ka nënshkruar për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme parasheh shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në Kosovë për 30 ditë, me mundësi që të vazhdohet edhe më shumë, varësisht prej situatë./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!