Ikballe Berisha Huduti është arrestuar sot nën dyshimin për kryerjen e veprës penale ‘Shtytje për kryerjen e veprave terroriste”
Lajmin e ka konfirmuar edhe Ekrem Lutfiu, zëdhënës i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës.
“Me urdhër të Prokurorisë Speciale, është arrestuar personi me inicialet I.H., për vepren penale ‘Shtytje për kryerjen e veprave terroriste” nga neni 135. Prokuroria Speciale do të bëjë kërkesë në Gjykatë për shqiptimin e masës që garanton prezencën e saj në procedurë”, tha Lutfiu për Sinjalin.
Sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës, për veprën penale “Shtytja për kryerjen e veprave terroriste”, parashihet ky dënim.
“Kushdo që shpërndan, ose në ndonjë mënyrë tjetër mundëson mesazhin për publikun, me qëllim që të shtytë kryerjen e aktit terrorist, kur sjellja e tillë pavarësisht nëse avokon drejtpërdrejtë ose jo aktet terroriste, shkakton rrezikun që një ose më shumë vepra të tilla të kryhen, dënohet me burgim prej një(1) deri në pesë (5) vjet”.
Ditë më parë, Ikballe Berisha Huduti publikisht doli kundër vrasjes së gjeneralit Iranian Qasem Soleimanit. Ajo kritikoi edhe liderët e shtetit që përkrahën sulmin përderisa kërkoi hakmarrje ndaj SHBA-së.
Arrestohet Ikballe Huduti, i quajti kriminelë amerikanët që vranë gjeneralin iranian