Sekretari i Përgjithshëm i Lidhjes Arabe, Ahmed Aboul Gheit, e ka dënuar sot vendimet që kanë marrë Kosova dhe Serbia, për hapjen e ambasadave të tyre në Jerusalem të Izraelit.
Sipas tij, vendimet e dy shteteve janë të pavlefshme.
Në një deklaratë të dhënë sot, Gheit tha se ky vendim është në kundërshtim me vendimin e Kombeve të Bashkuara, të drejtën ndërkombëtare dhe rezolutën e Këshillit të Sigurimit.
Sipas tij, vendet janë të ndaluara të vendosin ambasada në Jerusalem pasi ky vend cilësohet si i okupuar.
Ndërkohë, Izraeli ka vlerësuar se vendosja e ambasadës së Kosovës dhe Serbisë në Jerusalem përbën hap drejt paqes.
“Ne e shohim vendimin e Kosovës dhe Serbisë, që të vendosin ambasadat e tyre, si hap simbolik drejt promovimit të paqes në mes këtyre shteteve. Qyteti i Jerusalemit, kryeqyteti i përjetshëm i shtetit të Izraelit, do të përbëjë një urë paqeje për tërë botën. I bëj thirrje shteteve të tjera që të ndjekin këto hapa dhe të vendosin ambasadat e tyre në Jerusalem, kryeqytetin e Izraelit”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme izraelite, Gabi Ashkenzi.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.