×
  • Lajme
  • Lajme

    Liga Arabe kundër hapjes së ambasadës së Kosovës në Jeruzalem

    Reporteri
    02 Shkurt 2021 | 17:35

    Liga Arabe ka reaguar pasi Izraeli paralajmëroi hapjen e ambasadës së Kosovës në qytetin e Jeruzalemit.


    Sekretari i Përgjithshëm i Lidhjes Arabe, Ahmad Aboul Gheit, deklaroi se një gjë e tillë është e paligjshme.

    “Çdo vendim për hapjen e një ambasade në Jeruzalem është i paligjshëm, sepse qyteti ishte nën okupim dhe, për këtë arsye, nuk mund të pres ndonjë mision të tillë diplomatik”, deklaroi Gheit, transmeton Reporteri.net

    Ministrja e Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla, dhe homologu i saj izraelit, Gabi Ashkenazi, të hënën vendosën lidhjet diplomatike mes dy shteteve gjatë një ceremonie virtuale.

    Derisa, edhe BE e Turqia e kanë kundështuar vendimin e hapjes së ambasadës së Kosovës në Jeruzalem.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!