×
  • Lajme
  • Lajme

    Ligji i ri: Veturat nga këto shtete nuk kanë më nevojë për homologim

    Reporteri
    17 Qershor 2021 | 12:36

    Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, është votuar në parim projektligji për heqjen e homologimit.


    Me këtë votim i është hapur rruga largimit të homologimit si detyrim për veturat që importohen nga vendet e Bashkimi Evropian.

    Ministri i Financave, Hekuran Murati ka thënë se është çështje ditësh deri në lexim të dytë dhe hyrjen në fuqi të këtij ndryshimi.

    Ai ka bërë të ditur se heqja e homologimit do të bëhet  për veturat që importohen nga BE, Zvicra, e Norvegjia.

    Pra nga homologimi do të përjashtohen mjetet rrugore të reja që importohen dhe posedojnë certifikatë të konformitetit si dhe mjetet rrugore të përdorura, që importohen nga shtetet e Bashkimit Evropian, Zvicra dhe Norvegjia, dhe që kanë qenë të lejuara për qarkullim të rregullt rrugor në vendin prej nga importohen.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!