×
  • Lajme
  • Lajme

    Ligji për Pagat, edhe mjekët paralajmërojnë grevë: Kjo është e tepërt

    Reporteri
    12 Dhjetor 2019 | 16:39

    Avokati i Popullit, ditë më parë e ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese Ligjin për Pagat në Sektorin Publik.


    Gjykata Kushtetuese gjatë ditës së sotme ka miratuar përkohësisht kërkesën e Avokatit të Popullit për pezullim të Ligjit për Paga, shkruan Reporteri.net.

    Në njoftim theksohet se kjo masë do të zgjasë deri më 30 mars të vitit 2020. Të pakënaqur mbetën shumë sindikata, ndër ta edhe Sindikata e Mjekëve.

    Kryetari i kësaj sindikate, Blerim Syla, përmes një shkrimi në “Facebook”, e ka konsideruar këtë vendim të tepërt duke thënë tha se ata nuk do të ndalen, duke i’a ofruar mbështetjen kësaj sindikate. /Reporteri.net

    Postimi i plotë:

    KJO ESHTE E TEPERT.Bravo per varferimin e mbi 60000 familjeveBravo per stimulimin e largimit te kuadrova nga KosovaBravo per shkaterrimin e ARSIMIT,SHENDETESISE dhe POLICISE.

    Bravo per avancimin e grupeve anti shtet.Bravo per nxitje te trazirave sociale.Bravo per humbjen e shpreses tek femijet.A keni frike nga Zoti dhe gjaku i atyre qe rane per kete vend.Publikishte po deklarohem se duke i kerkuar falje FAMILJES une nuk do ndalem ne asnje menyre e JU ja ku me keni.Tani se bashku eciiiim.

    TURP TURP TURP.P.S. Ky shkrim nuk ka te bej me poziten time aktuale por veq se nje mjek specialist me pervoje 26 vjeqare dhe nje FAMILJE e cila ka dhene shum per kete vend. SHIHEMI ….

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!