Kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka thënë se kreu i ekzekutivit, Albin Kurti po mundohet të fshehë arsyen e udhëtimit për Bruksel përmes heshtjes.
Ai përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, shtoi se takimi në Bruksel po mbahet për rifillim të dialogut me Serbinë.
“Në fakt ai ka zgjedhur të jetë jo-transparent për këtë temë që nga marrja e detyrës duke mos dhënë qëndrim të qartë në dokumentet që tani po qarkullojnë në publik të cilësuara si “Non Paper”.
Kryeministër, trego cili është qëndrimi i juaj për to dhe njoftoje opinionin për agjendën e takimeve në Bruksel. FL“, shkroi Limaj.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.