×
  • Lajme
  • Lajme

    Limaj bisedon me David Philips për dialogun Kosovë-Serbi

    Reporteri
    23 Maj 2019 | 18:47

    Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmri Limaj ka pritur sot në takim njohësin e rrethanave politike në Ballkan, amerikanin David Philips, i cili njohët edhe si mik i Kosovës, me të cilin ka biseduar për zhvillimet aktuale në vend dhe dialogun Kosovë-Serbi.


    Limaj i cili është edhe bashkëkryesues i Delegacionit Shtetëror të Kosovës për bisedime, ka pohuar se vlerëson gatishmërinë e Philips për t’i ndihmuar Kosovës në këtë proces.

    “Prita në takim mikun e Kosovës nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe njohësin e rrethanave politike në Ballkan, David Philips, me të cilin biseduam për zhvillimet aktuale në vend dhe dialogun Kosovë-Serbi. Vlerësuam momentumin e krijuar për të ardhur deri te një marrëveshje për njohje reciproke mes dy vendeve dhe për hapjen e perspektivës së qartë euroatlanike për Kosovën. Kosova me krijimin e Delegacionit Shtetëror dhe platformën për bisedime, e cila paraqet unitetin e institucioneve, po demonstron vullnet e gatishmëri për dialog pa kushte me Serbinë. Ne vlerësojmë gatishmërinë e Philips për t’i ndihmuar Kosovës në këtë proces”, ka shkruar Limaj në Facebook.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!