×
  • Lajme
  • Lajme / Kuvendi

    Limaj: Derisa nuk ka ndryshim të gjendjes, vota jonë nuk ndërron

    Reporteri
    04 Qershor 2025 | 10:57

    Kreu i Nismës, Fatmir Limaj ka potencuar që të duhet të ketë një marrëveshje politike për votimin e kryeparlamentarit.

    Limaj para mediave ka thënë se derisa nuk ka ndryshim të gjendjes, vota e Nismës do të jetë ashtu siç ka qenë deri më tani.

    “Sido që të jetë vendi duhet me pasë një shumicë parlamentare, pavarësisht si e qysh bëhen, Nisma e ka ofru një mundësi. Ne kemi dashur që duke kujtuar situatën,  nevojën e pasjes së institucioneve duke votuar që institucionet të krijohen vetëm përmes shumicave parlamentare, duke kujtuar pozicionimin dhe vullnetin të qytetarëve, ne kemi dashur që të jemi të përgjegjshëm ndaj qytetarëve dhe të japim një mundësi. Unë jam i bindur se Kosova shumë shpejt do ti ketë institucionet. Derisa nuk ka ndryshim të gjendjes, sjellja jonë në parlament do të jetë siç ka qenë”, ka thënë Limaj. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!