×
  • Lajme
  • Lajme

    Limaj flet pas përfundimit të rinumërimit: Jemi pjesë e Kuvendit

    Reporteri
    24 Nëntor 2019 | 15:04

    Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se përfundimisht koalicioni NISMA-AKR-PD pjesë e Kuvendit të Kosovës.


    Kreu i Nismës ka thënë se pas përfundimit të rinumërimt të mbi 1400 vendvotimeve dhe numërimit të të gjitha votave të rregullta, vullneti i qytetarëve të Kosovës u lexua.

    Nisma dhe koalicioni i saj do të jenë pjesë e Kuvendit të Kosovës. “Tanimë mund të flasim për një rezultat të rregullt zyrtarë.

    Me këtë rast, falënderojë anëtarët, simpatizantët dhe votuesit e koalicionit tonë për mbështetje në këtë garë zgjedhore! Ashtu siç kemi thënë nga fillimi Nisma dhe koalicioni ynë do të jenë pjesë e Kuvendit të Kosovës falë votes dhe mbështetjes se mbi 42 mijë votuesve”, ka shkruar ndër të tjera Limaj. Në fund ai ka uruar të gjithë votuesit e koalicionit NISMA-AKR-PD.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!