Kryetari i Nismës socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka kritikuar kryetarin e komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, e i cili me të është bashkëkryesues i dialogut me Serbinë.
Limaj duke marrë shembull Pallatin e Rinisë, tha se Prishtina vuan nga kryetarët që nuk kanë pasur asnjëherë guximin për të marrë vendime.
Ai tha se asnjë nga kryetarët nuk ka ditë me bë transformime thelbësore.
“Ne jetojmë në një qytet, këtu në kryeqytetit e vendit tonë , i cili vuan nga ata të cilët s’kanë pasur guxim kurrë për të marrë vendime, prandaj jemi në këtë pallat kështu qysh e kemi sot. Ne e kem një kryeqytet i cili ende nuk ka pasur një kryetar i cili dinë me bë transformime thelbësore për të ia ndryshuar imazhin kryeqytetit të vend”.
Këto komente Limaj i bëri gjatë një takimi me strukturat e partisë së Nismës socialdemokrate në komunën e Prishtinës.
Ai tha se politikanët ajnë duke garuar me artistët e me teatrin.
“Sot, fatkeqësisht, një pjesë e politkanëve tanë janë duke i konkuruar artistët tona, janë duke i konkuruar teatrit tonë, sepse tanë ditën i bëjnë dy gjëra, aktrojnë ose në imazh nuk ka a duket mirë spoti dhe a ke mirë paketimi por asnjëherë me na e tregu vendimin”, tha ai.
Gjatë këtij tubimi, Nismës në Prishtinë iu bashkuan 880 anëtarë të rinjë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.