×
  • Lajme
  • Lajme / Formimi i institucioneve

    Limaj: Jemi të gatshëm për partneritet në parlament me VV-në, jo në qeveri

    Reporteri
    27 Maj 2025 | 11:44

    Kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se është i gatshëm për partnerit në nivel parlamentar me Lëvizjen Vetëvendosje.

    Limaj e dha këtë deklaratë pas dështimit të tentativës së 22-të për konstituimin e Kuvendit. Ai përsëriti se Nisma nuk është e interesuar që të bëhet pjesë e qeverisë, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    “Besoj që e kemi ba të qartë Nisma është e gatshme për partneritet në parlament. I kemi arsyet tona, për momentin nuk jemi të gatshëm për qeveri”, tha Limaj para mediave.

    Limaj  mbrëmë tha se me Kurtin janë takuar gjithsej tri herë dhe se takimi i parë mes tyre ka qenë dy ditë para seancës konstituive të 15 prillit.

    Ai konfirmoi se ka kërkuar nga Kurti pozitën e Kryetarit të Kuvendit. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!