×
  • Lajme
  • Lajme

    Limaj jep një lajm të mirë lidhur me taksën “5 euroshe” në Rrugën e Kombit

    Reporteri
    20 Maj 2019 | 19:18

    Zëvendëskryeministri, Fatmir Limaj, ka thënë se sot në takimin e dy grupeve koordinuese për marrëveshjet e arritura Kosovë-Shqipëri, janë ngritur një sërë çështjesh.


    Sipas tij detyrim i dy ekonomive është që të parapërgatitin tregun, edhe si një treg të përbashkët për të qenë konkurrues me vendet tjera të rajonit.

    Në Info Magazine të Klan Kosovës, Limaj ka thënë se ekziston shpresa që tarifa rrugore në “Autostradën e Kombit” të ulët nga sa është tash.

    “Ka shpresë për një vlerësim dhe mund të vihet deri te një ulje e taksës. Autostradat gjithkund në botë paguajnë taksa. Duhet pasur kujdes që taksat e tilla të mos kenë ndikim në ekonominë e vendit. Duhet të rritet bashkëpunimi ekonomik. Pres që ministria në Tiranë që nxjerrë një raport dhe jam i bindur dhe ka hapësirë që Qeveria shqiptare ta rivlerësojë masën e taksës”, ka thënë Limaj.

    Ndryshe, prej kohësh kalimtarët në rrugën e kombit paguajnë nga 5 euro për një drejtim, duke rritur kështu koston e rrugës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!