Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, në emisionin Pressing të T7, ka thënë se kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është kopje e zbehtë e presidentit të vendit, Hashim Thaçi.
“Albin Kurti po mundohet ta luaj rolin e Thaçit. Është vetëm një kopje e zbehtë e Thaçit. E keni pa në Kuvend, 90% të fjalimeve kanë qenë për Thaçin edhe pse ata janë deputetë”, është shprehur Limaj.
Tutje, Limaj tha se këta të dy, nuk mund të jetojnë pa njëri tjetrin në skenën politike.
“Këta të dy, Albin Kurti e Hashim Thaçi, nuk mund të jetojnë në skenën politike pa njëri-tjetrin”, ka thënë Limaj.
Gjithashtu, Limaj tha se nëse Lidhja Demokratike e Kosovës i ka 61 vota, mund ta formojë qeverinë.
“Nëse LDK’ja e ka kryeministrin dhe mund t’i mbledhë 61 vota, pse jo. Varet shumë nga kandidati për kryeministër. Mund të formohet qeveria”, shtoi Limaj.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.