Kreu i Nismës, Fatmir Limaj, thotë se pranimi i propozimit evropian për të cilin u dakordua Kurti në Bruksel, nuk i bën mirë Kosovës.
Ai tha se kryeministri tashmë e ka pranuar një propozim që në qendër e ka Asociacionin, e jo njohjen e ndërsjellë, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
“Tashmë është zyrtare, kryeministri Albin Kurti ka pranuar marrëveshjen që në QENDËR të saj ka Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe pa njohje formale të shtetit të Kosovës nga ana e Serbisë”, shkroi Limaj në reagimin e tij në Facebook.
“Plani 11 pikësh për të cilin Kurti tha se ishte i gatshëm ta nënshkruaj menjëherë, e bën të qartë që Kosova do të zbatojë të gjitha marrëveshjet e arritura në procesin e dialogut!”, shkroi tutje ai.
Limaj shtoi se kjo marrëveshje nënkupton një hap mbrapa për Kosovën, gjë për të cilën tha se Kurti duhet mbajtur përgjegjës. /Reporteri.net/.
Postimi i plotë:
Tashmë është zyrtare, kryeministri Albin Kurti ka pranuar marrëveshjen që në QENDËR të saj ka Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe pa njohje formale të shtetit të Kosovës nga ana e Serbisë.
Plani 11 pikësh për të cilin Kurti tha se ishte i gatshëm ta nënshkruaj menjëherë, e bën të qartë që Kosova do të zbatojë të gjitha marrëveshjet e arritura në procesin e dialogut!
Për veç kësaj, bazuar në pikën 7-të të marrëveshjes, kuptojmë që kryeminstri Albin Kurti ka pranuar që përveç themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe të krijojë edhe një mekanizëm shtesë, për siç thuhet. “për të siguruar një nivel të duhur të vetë-menaxhimit për komunitetin serb në Kosovë”!
Për fund, marrëveshja shënon një kthim domethëns mbrapa për të cilën kryeministri Kurti do të mbahet përgjegjës!