Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se marrëveshja e nënshkruar në Washington është finalizuar të enjten dhe të nesërmen kur është nënshkruar nuk ka pësuar asnjë ndryshim.
Limaj thotë se në vazhdimësi ka qenë në komunikim të vazhdueshëm me kryeministrin Avdullah Hoti, zëvendëskryeministren Albulena Balaj-Halimaj, dhe koordinatorin Skender Hyseni.
“Drafti i parë është diskutuar ditën e enjte në orën 17:00 dhe kemi pasur komunikim të vazhdueshëm me delegacionin. Në draftin e parë kemi pasur vërejtje, dhe në pikat e kontestuara drafti ka ardhur me vërejtje nga delegacioni ynë, i cili ka nënvizuar këto vërejtje”, ka thënë Limaj në RTK.
Më tutje, ai thotë se Nisma e ka dhënë pëlqimin për versionin e fundit, dhe se versioni i së enjtes është mbyllur dhe të premten është nënshkruar.
“Delegacioni dhe kryeministri kanë qenë korrekt dhe në vazhdimësi kanë marrë qëndrimin tonë”, ka thënë ai.
Limaj ka thënë se në këso tema nuk bën të kalkulohet politikisht. Ai ka thënë se Kosova duhet ta shfrytëzojë këtë momentum dhe ta rrisë dinamikën për ta sfiduar Aleksandar Vuçiqin se a e ka ndërmend për ta njohur Kosovën.
“Kjo që ka ndodhur në Shtëpinë e Bardhë nuk ka asgjë në kundërshtim me Kushtetutën”, ka shtuar Limaj.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.