Kryetari i NISMA-s Fatmir Limaj, ka qëndruar për vizitë në BIK me rastin e festës së Fitër Bajramit.
Ai ka uruar të gjithë besimtarët mysliman për këtë festë.
“Uroj t’ju ketë pranuar sakrifica e një muaji të Ramazanit. Si një muaj i sakrificës ju mbushtë me paqe, dhembshuri, dashuri e begati”.
“Uroj që paqja, mëshira dhe dashuria të mbretërojë tek të gjithë njerëzit”.
Limaj gjithashtu ka falënderuar Myftiun Naim Tërnava për angazhimin e tij, në veçanti gjatë muajit të Ramazanit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.