×
  • Lajme
  • Lajme

    Limaj: Nisma është e përgjegjshme, s’e kam shpallur kurrë kandidaturën për president

    Reporteri
    17 Dhjetor 2020 | 21:14

    Kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, është sqaruar rreth raportimeve për shpalljen e kandidaturës së tij për president të Republikës së Kosovës.


    Në emisionin Pressing në T7, Limaj ka thënë se ai nuk e ka shpallur asnjëherë kandidaturën, shkruan Reporteri.net.

    Sipas tij, duhet një zgjidhje kreative që vendi të del nga kriza.

    “Zgjedhjet nuk janë zgjidhje kreative, të bëjmë diçka tjetër. Lehtë është të themi hajde të shkojmë në zgjedhje. Nuk është kaq e lehtë. Po të shkojë afati kushtetues nuk ka kush i shpallë zgjedhjet. Habitem se si forcat politike e dinë këtë situatë dhe nuk ulen e të tregohen të përgjegjshëm”, tha ai.

    “Nisma është e përgjegjshme. E kemi ditur në fillim se nuk do t’i kemi votat për president si koalicion. Duhet një konsensus i gjerë”, shtoi ai. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!