×
  • Lajme
  • Lajme

    Limaj: NISMA gati të shkoj e vetme në zgjedhje, sondazhet na qesin rreth 8%

    Reporteri
    23 Maj 2019 | 23:00

    Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka deklaruar se partia të cilën ai e drejton momentalisht i ka rreth 8 për qind të votave në sondazhet e ndryshme.


    Ai ka thënë se Nisma Socialdemokrate është parti e konsoliduar dhe se është e gatshme të shkojë e vetme në zgjedhje, kurdo që ato mbahen.

    Limaj, i cili mban edhe postin e zëvendëskryeministrit të vendit, ka thënë se synimet janë që në legjislaturën e ardhshme kjo parti t’i ketë 10 deputetë në Kuvendin e Kosovës, ka deklaruar Limaj në T7.

    Ai ka paralajmëruar partitë tjera se Nisma nuk do t’i zgjedhë symbyllur partnerët e saj dhe se do të ketë rol vendimtar në skenën politike.

    Kujtojmë se kryeministri Ramush Haradinaj ka deklaruar ditë më parë se partia e tij AAK sipas sondazheve të fundit është diku rreth 20 %, ndërsa LDK e PDK shtyhen me njëra-tjetrën duke thënë se sondazhet e qesin parti të parë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!