×
  • Lajme
  • Lajme

    Limaj: Një koalicion i sinqertë e me zemër PDK-Nisma i fiton zgjedhjet në Kosovë

    Reporteri
    11 Janar 2021 | 23:42

    Kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se nëse do të ketë një koalicion Nisma-PDK, si koalicion i vendosur dhe i sinqertë dhe me objektiva të qarta, i fiton zgjedhjet.


    “Një koalicion i mirëfilltë, me zemër dhe i fuqishëm dhe me këtë kauzë për vlerat kombëtare dhe ngjalljen e shpirtit kombëtar, në bashkimin e energjive pozitive të vendit, koalicioni Nisma-PDK i fiton zgjedhjet”, ka thënë Limaj në një nga televizionet lokale në Malishevë.

    Ai më tej thotë se Nisma nuk punon për interesin e një individi.

    “Nisma Socialdemokrate dhe unë si drejtues i saj jemi të gatshëm për partneritete dhe si e tillë do të vazhdoj të jetë në skenën politike, por ne nuk jemi subjekt që fshihemi apo punojmë për interesin e një individi. Konsideroj që në këtë situatë në të cilën jemi, ajo që i ndihmon më së shumti Kosovës është jetësimi i një projekti të madh për mbrojtjen e vlerave kombëtare, sepse nuk ka asnjë logjikë të sakrifikohet një vizion i madh për interesin e një individi”, ka thënë Limaj.

    Ai gjithashtu ka thënë se, qëndrimi dhe oferta e Nismës Socialdemokrate është për të.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!