×
  • Lajme
  • Lajme

    Limaj: Nuk duhet të merren seriozisht deklaratat e Kurtit, ai është bërë një njeri tjetër, një i panjohur

    Reporteri
    08 Qershor 2022 | 21:13

    Fatmir Limaj është shprehur i habitur me atë që e quan ndryshim radikal të kryeministrit Albin Kurti në raport me dialogun dhe çështjet e tjera.

    “Nuk duhet të merren seriozisht deklaratat e Kurtit, ai është bërë një njeri tjetër, një i panjohur”, deklaroi Limaj në RTK.

    Sipas tij, Kurti shpesh kishte thënë se nuk do takohej me Vuçiqin në dialog pa kërkuar falje Serbia e të tjera, gjë që, sipas tij, këto nuk kanë ndodhur, por kanë ndodhur takimet e Kurtit me Vuçiqin.

    Limaj tha se Kurti sikur ka një pajtim më Vuçiqin për një status-quo, sepse, sipas tij, nuk ka guxim e ide për ta përmbyllur këtë problem të madh.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!