×
  • Lajme
  • Lajme

    Limaj: Nuk e përjashtoj asnjë koalicion pas zgjedhjeve

    Reporteri
    07 Gusht 2019 | 21:13

    Kryetari i NISMA-s Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka përjashtuar koalicionet parazgjedhore me subjektet e tjera politike.


    Limaj, ka thënë se NISMA nuk do të bëjë koalicione parazgjedhore me asnjë subjekt të madh politik.

    “Sot, të gjitha strukturat e NISMA-s janë për të shkuar të vetëm në zgjedhje. Ne sigurt nuk shkojmë me tri partitë e mëdha – VV, PDK dhe LDK”, tha ai në TV Dukagjini, përcjell Telegrafi.

    Ai ka thënë se partitë e mëdha duhet të shkojnë të vetme në zgjedhje, por sipas tij është vendim i tyre si do të vendosin.

    Limaj ka thënë se asnjë koalicion nuk e përjashton pas zgjedhjeve, ndërsa nuk ka dashur të flas për preferencat e tij për subjekte të caktuara.

    “Këtë mos ma kërkoni. Këtë kërkojeni nga Endriti apo Bilalli, kur të vijnë në studio”, është shprehur me shaka Limaj.

    Ai ka thënë se partia e tij nuk do t’i prishë balancat duke iu bashkuar ndonjë subjekti nëse partitë e mëdha vendosin të shkojnë të vetme në zgjedhje.

    https://www.facebook.com/telegraficom/videos/468130714020270/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!