Kreu i Nismës, Fatmir Limaj ka thënë se nuk ka marrë ftesë nga presidentja Osmani për takimin e thirrur me subjektet politike.
Limaj tha se qëndrimi i tyre në seancën e sotme konstituive nuk ka ndryshuar.
“E kemi thënë që në politikë duhet të bisedohet, duhen njerëz përgjegjës që kanë marrë detyra e përgjegjësi. E kanë për obligim që përtej unit të tyre dhe politikave primitive të mahallave të ulen dhe të bisedojnë.
Ne ende nuk kemi marrë ftesë nga presidentja. Qëndrimi ynë nuk ka ndryshuar, në Kosovë duhet të vijë deri te shumica parlamentare”, tha Limaj. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.