Limaj: Opozita duhet t’i kërkoj garanci Kurtit që s’ndryshon Ligjin për Zgjedhje

Kryetari Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka thënë se partitë opozitare në parlament duhet urgjentisht të mblidhen e të kërkojnë garanci me shkrim që shumica s’do të ndërmarrë asnjë iniciativë për ndryshimin e Ligjit për Zgjedhjet pa pajtimin paraprak me opozitën.

Kështu ka bërë të ditur vetë Limaj përmes një postimi në llogarinë e faqes zyrtare të subjektit të tij politik, gjersa ka shtuar kurdo që fillohet me reformë zgjedhore atë duhet ta udhëheq opozita.
“Pa një marrëveshje me shkrim pozitë-opozitë, nuk ka asnjë siguri se pushteti nuk do të vepron përsëri në funksion të jetësimit të synimit të tyre për ndryshimin e këtij Ligji”, tha Limaj.