Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, ka thënë se ka disa lëvizje nga seanca e kaluar konstituive, pa dhënë më shumë hollësi.
Ai nuk deshi të tregojë nëse do t’i përgjigjet ftesës së Lidhjes Demokratike për takim për formimin e një qeverie tranzitore.
“Të shohim se si do të shkojnë gjërat sot në seancë. Ka disa lëvizje. Ka propozime dhe komunikime me letra”, tha shkurt Limaj teksa hyri në ndërtesën e Kuvendit për seancën konstituive, raporton REL.
Lumir Abdixhiku dhe LDK dje kanë dalë me propozimin për Qeveri të tranzicionit, teksa kanë shprehur gatishmëri ta drejtojnë këtë proces konsultativ për të zgjidhur krizën aktuale dhe garantuar stabilitetin kombëtar në vend.
“Qeveria Nacionale e Tranzicionit, e formuar nga të gjitha partitë shqiptare dhe, në përputhje me dispozitat kushtetuese, edhe nga përfaqësues të partive të komuniteteve joshumicë, do të ketë afat të caktuar (deri në procesin e zgjedhjes së Presidentit të ri), qëllime të qarta politike dhe ekzekutive, program dhe agjendë ekzekutive të dakorduar, si dhe kryeministër dhe kabinet përfaqësues dhe unifikues”, thuhet në propozimin e LDK-së. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.