Kryetari i NISMA Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se e kanë përkrahur vazhdimisht kreun e AAK’së, Ramush Haradinajn.
Ai ka thënë se fakti që AAK nuk e arriti rezultate në bastione tjera, nuk do të thotë ta akuzojë NISMA, duke shtuar se “me idhnim t’shpisë mos iu gjuajë kojshisë”.
Limaj ka thënë se me Haradinajn nuk i kanë borxh njëri tjetrit.
Tutje, ka thënë se gjithë çfarë kishte mundësi elektorale NISMA e dha për koalicionin.
“Ne kemi pasur koalicion para zgjedhor, qindra koalicione janë bërë këtë vend. Vullneti jonë ka qenë që të bashkëpunojmë edhe pas zgjedhjeve. Nëse dikush në skenën politike ka qenë i favorizuar është Ramush Haradinaj nga gjitha forcat politike. Nisma dhe unë me bindje të plot kemi punuar 2017 Haradinajn me bërë kryeministër. Më 2017, Haradinaj me telefon më ka thirrur që PDK-ja po më ofron kandidatin për kryeministër, i kam thënë në rregull”.
“Asnjërit nuk i kemi njëri tjetrit, ne kemi bërë një koalicion parazgjedhor. Rezultati tregon që krejt çfarë kemi pasur mundësi ia kemi sjellë. Thotë populli me idhnim të shpisë, mos iu gjuajë kojshisë”, ka thënë Limaj në T7.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.