×
  • Lajme
  • Lajme

    Limaj: S’do të ndalemi së kërkuari zbardhjen e fatit të Ukshin Hotit

    Reporteri
    16 Maj 2019 | 12:21
    Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, ka kujtuar 20-vjetorin e rrëmbimit të veprimtarit të çështjes kombëtare Ukshin Hoti.

    Limaj vlerëson se Ukshin Hoti ishte dhe mbetet ndër vizionarët e mendimtarët më të mëdhenj të kombit tonë, i cili qysh në vitin 1981 e arsyetoi kërkesën tonë për Republikë si kërkesë e drejtë dhe legjitime.

    “Me kontributin e tij prej atdhetari, politikani, filozofi e profesori universitar Ukshin Hoti, frymëzoi breza të tërë në rrugën tonë të drejtë për liri e pavarësi”, shkruan Limaj në Facebook.

    Limaj zotohet se institucionet e vendit nuk do të ndalen së kërkuari zbardhjen e fatit të Ukshin Hotit dhe të të pagjeturve të tjerë, ndërsa ka theksuar se do të kërkojnë  edhe hetim dhe ndëshkim ligjor për kryerësit dhe urdhërdhënësit e gjenocidit mbi qytetarët e Kosovës

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!