×
  • Lajme
  • Lajme / E FUNDIT

    Limaj: S’kemi marrëveshje politike me asnjë parti deri sot

    Reporteri
    14 Prill 2025 | 14:40

    Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka thënë se se s’ka pranuar asnjë shkresë nga kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj si “shqetësim për pozicionimin e hershëm, të parakohshëm e të befasishëm” të tij, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Para gazetarëve, Limaj tha se s’ka as dakordim, e as marrëveshje me ndonjë parti, por u shpreh i gatshëm për të biseduar me ata që i ofrohen.

    Ai shtoi se është i gatshëm të ulet dhe të bisedojë edhe me opozitën.

    “Nuk e di çka ka ndodhur. Unë s’kam pranuar asnjë shkresë nga askush dhe nuk kam parë ndonjë takim, ndonjë dakordim ndokund që dikush mos me u taku. Nëse keni pa ndonjë marrëveshje, e kam munguar unë. Unë s’di që ka pasur ndonjë takim. S’kemi asnjë marrëveshje politike me askënd. Kushdo që ofrohet jemi të gatshëm me u ulë edhe me bisedu”, tha Limaj para gazetarëve.

    “NISMA s’ka marrëveshje me askënd deri më sot. NISMA është e gatshme që Kosova t’i formojë institucionet. Se çka do të ndodhin do të shohim nesër”, tha ai.

    Haradinaj mëngjesin e së hënës tha se do të ishte sjellje e turpshme nga Limaj nëse do të mbështeste pushtetin për të krijuar qeverinë.

    Ai madje tha se shqetësimin e tij ia kishte shprehur Limajt edhe përmes një shkrese, por që kryetari i NISMA-s e mohoi një gjë të tillë.

    “I kam bërë një shkresë ku i kam shprehur shqetësimin për pozicionimin e hershëm, të parakohshëm e të befasishëm që e ka vështirësu pastaj krijimin e shumicës nga opozita. Është ndarje e turpshme nga ana e tij, pasi kemi shkuar në gjithë Kosovën, kemi kërkuar votë për ndryshim”, shtoi tutje Haradinaj.

    /Reporteri.net/

    Haradinaj i ashpër me Limajn: E turpshme nëse mbështet pushtetin, ndahen nga ne

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!