×
  • Lajme
  • Lajme

    Limaj: Thaçi nuk ka të drejtë ta shpërndajë Parlamentin

    Reporteri
    25 Korrik 2019 | 21:07

    Kryetari i partisë NISMA Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka deklaruar se me dorëheqjen e kryeministrit është në dorëheqje edhe kabineti qeveritar.


    “Kabineti qeveritar është në dorëheqje sipas Kushtetutës sonë. Sikur bahet mocioni ndaj kryeministrit, bie edhe qeveria”, ka deklaruar ai.

    Ai ka pohuar se duhet prej 2008-tës nuk ka asnjë rast që ka dhënë dorëheqje dhe si e tillë.

    “Koalaiconi qeverisës mund ta mandatojë një mandatar ose të thotë nuk ka kandidat mandatari. Nëse thotë s’ka shkon te partia e dytë, dhe te e treta. Dhe këtu mbyllet cikli”, ka deklaruar Limaj në T7, shkruan Reporteri.net.

    Limaj më tej ka thënë se presidenti nuk mund ta bëjë shpërndarjen e Kuvendit.

    “Presidenti nuk mund të shpërndajë Parlamentin Nuk mundet as Thaçi. Parlamenti i Kosovës nuk mund të shpërndahet pa 80 vota, prandaj është i rëndësishëm konsensusi për zgjedhjet. Pra duhet të gjendet një datë për zgjedhje”, ka deklaruar Limaj. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!