×
  • Lajme
  • -->
    Lajme

    Limaj: VV ka bërë pazar me Rashiqin, i duhen pakot nga Serbia për ta përmbushur

    Reporteri
    13 Nëntor 2019 | 21:35

    Kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka thënë se ka Lëvizja Vetëvendosje dhe Nenad Rashiq pavarësisht se i kanë cilësuar si të parregullta pakot e ardhura nga Serbia, po kërkojnë nga Gjykata Supreme t’i pranojë ato vota.


    Sipas tij Vetëvendosje dhe Rashiqi po i kërkojnë Supremes të vendos në favorin e tyre, jo se ato janë të rregullta, sepse e dinë që janë të falsifikuara, por se i duhet të grabisin tre mandate dhe të përmbushin pazarin që kanë bërë.

    Postimi i plotë i Limajt:

    Fatkeqësisht, ky është realiteti në Kosovë! Ka parti qe ka një qëndrim zyrtar të partisë ku i cilëson të parregullta e kontrabandë pakot e ardhura nga Serbia dhe brenda javës e njëjta parti kërkon nga Gjykata Supreme zyrtarisht me i pranu ato pako si të rregullta. Në të njëjtën situatë e thërret në ndihmë edhe një përfaqësues serb i cili para tre dite tha publikisht në TV se ato “vota” grumbullohen, mbushen e falsifikohen në Nish dhe ky përfaqësues tash i kërkon gjykatës me i pranu të njëjtat si vota të vlefshme.

    Me një fjalë LVV e Rashiqi po i kërkojnë Gjykatës Supreme të vendos në favorin e tyre jo se ato janë të rregullta dhe e dinë që janë të falsifikuara, por i duhen se i grabitin tre mandate dhe përmbushin pazarin që kanë bërë me Rashiqin.

    Besoj fort që Gjykata Supreme tanimë e ka të qartë se ata që janë ankuar nuk janë aspak të shqetësuar për ligj e as për drejtën e qytetarëve. Po ashtu, me qëndrim publik kanë treguar se edhe për ta ato vota janë të parregullta dhe se ankesa e tyre është më tepër kërkesë për me shkel ligjin dhe me ju përmbushë apetitet e pazaret në dëm të të tjerëve e në kundërshtim me ligjin.

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!