Komuna e Lipjanit ka marrë vendim për të ndaluar të gjitha shkollat e kësaj komune për organizimin e festave për nxënësit e klasave të nënta, që njihet si “semi-matura”.
Vendimi është nënshkruar sot nga kryetarii Komunës Imri Ahmeti, në të cilin vendim është thënë se këto organizime janë në kundërshtim me ligjin, shkruan Reporteri.net.
Në dokumentin e siguruar nga Reporteri.net, vendimi arsyetohet duke u thirrur në Udhëzime Administrative që rregullojnë aktivitetet jashtëshkollore.
Sipas këtij Udhëzimi Administrativ, nxënësve nuk u lejohet të mbajnë këso veprimtari jashtë objekteve shkollore dhe në orët e mbrëmjes.
Sidoqoftë, deri tani nuk dihet nëse ndonjë prej shkollave të kësaj komune ka mbajtur mbrëmje të tilla festive, mirëpo në komunat e tjera ato po mbahen si në cdo vit./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.