×
  • Lajme
  • Lajme

    “Liria ka emër”: Rreth 100 mijë qytetarë marshuan sot në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

    Reporteri
    02 Prill 2023 | 16:45

    Rreth 100 mijë qytetarë kanë protestuar sot në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po mbahen në Hagë.

    Kjo shifër e protestuesve është dhënë nga Platforma “Liria ka emër”, e cila ishte organizatore e “Marshit për drejtësi”.

    “Të duam Kosovë ❤️ Faleminderit rreth 100.000 qytetarëve që marshuam së bashku për drejtësi për çlirimtarët tanë. Zemra plot. UÇK na bashkon”, thuhet në njoftimin e platformës “Liria ka emër”.

    Nesër pritet të nisë gjykimi në Gjykatën Speciale për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Kransiqin e Rexhep Selimine nën akuzat për krime lufte.

    Përfundon “Marshi për Drejtësi”, solidarizim me ish-krerët e UÇK-së në Hagë

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!