×
  • Lajme
  • Lajme

    Lirimi i tri infermiereve, reagon avokati i familjes së të moshuarës: Besimi në drejtësi për këtë rast u shua

    Reporteri
    25 Nëntor 2022 | 11:25

    Gjykata Supreme i ka liruar nga paraburgimi tri infermieret e dyshuara për sulm fizik ndaj të moshuarës në Qendrën “Orenda” në Pejë.

    Në vendimin e Supremes të siguruar nga Gazeta Online Reporteri.net, thuhet se të pandehurave u ndërpritet paraburgimi dhe lirohen për t’u mbrojtur në liri.

    Meshari Selimaj, avokati i familjes së të moshuarës që u dhunua fizikisht brenda qendrës “Orenda” ka reaguar duke thënë se me këtë vendim “nga sot u shua besimi në drejtësi” në lidhje me këtë rast.

    Avokati Selimaj, ka thënë se lirimi nga paraburgimi i të pandehurave në këtë fazë, kur akoma nuk ka përfunduar procedura hetimore dhe akoma ekziston rreziku i madh që të ndikohet ne ndryshimin dhe asgjësimin e provave, është tregues i qartë se cilat janë tendencat për trajtimin e mëtutjeshëm të këtij rasti.

    “Vendimi i Gjykates Supreme per lirimin nga paraburgimi i te pandehurave ne kete faze te procedures ku akoma nuk ka perfunduar procedura hetimore, dhe akoma ekziston rreziku i madh qe te ndikohet ne ndryshimin dhe asgjesimin e provave, eshte tregues i qarte se cilat jane tendencat per trajtimin e metutjeshem te ketij rasti, relativizimi i tij, dhe ne fund lirimi nga aktakuza apo shqiptimi i ndonje denimi me gjobe.
    Me diten e sotme besimi ne drejtesi per kete rast u shua”, ka shkruar Selimaj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!