×
  • Lajme
  • Lajme

    Shkarkimi i zyrtarëve me aktakuza – kjo është porosia e ambasadorit amerikan për Veselin

    Reporteri
    20 Qershor 2019 | 19:03

    Ambasadori i SHBA-së në Prishtinë, Philip Kosnett e ka mirëpritur vendimin e kreut të PDK-së për shkarkimin e zyrtarëve të këtij subjekti me aktakuza të konfirmuara.


    Ai e ka quajtur si një lëvizje pozitive dhe ka treguar se do ta vëzhgojnë nëse një zotim i tillë i Kadri Veselit do të zbatohet plotësisht.

    “Mendoj se deklarata e Veselit ishte e mirëseardhur dhe konsiderojmë që është lëvizje pozitive dhe do e vëzhgojmë nëse do të zbatohet në plotëni. Të njëjtën kohë kjo do të ishte edhe thirrje edhe për partitë tjera politike për atë që ka bërë PDK-ja”, ka deklaruar ambasadori për media.

    Ai më tej ka pohuar se kosovarët kanë të drejtë që të kenë udhëheqës të pa korruptuar dhe pa aktakuza.

    “Më lejoni të shtojë diçka, nuk mendoj se çdokush që është i akuzuar është fajtor, apo të gjithë ata që janë të dënuar janë njerëz të ligë dhe nuk kanë bërë asnjëherë diçka të mirë, por duke qen në një pozitë politike, kjo po ndikon negativisht në vend dhe po krijon shpërqendrim tek të tjerët. Mendoj se kosovarët kanë të drejtë të kenë prijësit e tyre të pa korruptuar dhe pa aktakuza”, ka thënë Kosnett.

    Kujtojmë se Veseli, dje mori vendim për të liruar nga pozitat partiake dhe institucionale të gjithë zyrtarët e PDK-së që kanë aktakuza të konfirmuara nga institucionet e drejtësisë në Kosovë.

    Pas këtij vendimi ka dhënë dorëheqje nga posti i ministrit të Inovacionit, Besim Beqaj, ndërkohë Agim Çeku që mban postin e zëvendësministrit të Mbrojtjes ka thënë se do ta respektoj vendimin e partisë.

    Kurse ende nuk dihet nëse deputeti Zenun Pajaziti do ta lë pozitën, pasi ai nuk është i emëruar por i zgjedhur nga populli.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!