×
  • Lajme
  • Lajme

    Lirohet edhe arsimtari i dyshuar për abuzimin e 16-vjeçares nga Drenasi

    Reporteri
    03 Maj 2019 | 8:01

    Profesori i dyshuar për ngacmim seksual në rastin e “Vajzës nga Drenasi”, Shkëlzen.Xh është liruar nga paraburgimi. 


    Ndaj tij tash rëndon masa e arrestit shtëpiak.

    Konfirmimin për ndryshimin e masës për të e ka dhënë për Reporteri.net, Imer Beka, kryeprokuror i Prokurorisë Themelore në Prishtinë.

    Beka ka thënë se ai nuk është liruar por masa e paraburgimit është zëvendësuar me masën e arrestit shtëpiak.

    Kujtojmë se nga paraburgimi është liruar edhe polici Vesel Veseli i cili akuzohet për abuzim seksual me një 16-vjeçare. /Reporteri

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!