Ministria e Punëve të Jashtme ka njoftuar se është liruar ish-deputeti Gramos Agusholli, që u ndalua nga autoritetet serbe në Merdare, teksa po udhëtonte për në Slloveni, shkruan Reporteri.net.
Pas lirimit, ai ka vazhduar rrugën e tij drejt Sllovenisë.
Ministria i ka bërë thirrje bashkësisë ndërkombëtare të reagojë ndaj Serbisë për ndalimin e praktikave të tilla.
“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës njofton se ish-deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës, z. Gramos Agusholli, i cili ishte ndaluar sot në pikën kufitare në Merdarë nga autoritetet serbe, është liruar dhe ka vazhduar rrugën e tij drejt destinacionit në Slloveni. MPJD do të vazhdojë të përcjellë me vëmendje çdo situatë që cenon të drejtat e qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe i bën thirrje Bashkësisë Ndërkombëtare të reagojë ndaj Serbisë për ndalimin e praktikave të tilla represive, të cilat bien ndesh me parimet themelore të së drejtës ndërkombëtare dhe me konventat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut”, thuhet në njoftim.
Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ka bërë me dije se për rastin janë njoftuar edhe misionet diplomatike të shteteve të QUINT-it dhe zyra e BE-së në Beograd.
Ish-deputeti i VV-së, Gramos Agusholli ndalohet nga autoritetet serbe në Merdare
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.