×
  • Lajme
  • Lajme / E konfirmon vëllai

    Lirohet ish-ushtari i UÇK-së Hasan Dakaj, po mbahej në burg në Serbi që nga janari i vitit 2024

    Reporteri
    03 Janar 2025 | 14:54

    Hasan Dakaj, ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës i cili po mbahej në burg në Serbi është liruar sot.

    Lajmin e ka konfirmuar vëllau i tij. Ai ka thënë se janë duke shkuar rrugës për ta marrë atë.

    Hasan Dakaj ishte arrestuar në pikëkalimin kufitar Merdarë në fillim të janarit 2024.

    Më 6 Janar 2024, në ora 16:00, z.Dakaj kishte dalur para gjykatësit të procedurës paraprake, ku i është shqiptuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh, respektivisht, deri më 3 shkurt 2024.

    Ndërsa me datë 10.01.2024, z.Dakaj e kishte konfirmuar se Prokuroria e Lartë për Krime të Luftës e Beogradit e ngarkon atë për gjoja krime të luftës kundër popullsisë joshqiptare gjatë luftës në Kosovë më 1999”./RTV Dukagjini

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!