Është liruar të premten pasdite nga ndalimi policor mjeku Ibrahim Hoti, i cili ishte ndaluar të enjten, për shkak të mos dhënies së ndihmës mjekësore të një pacienti.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm ka njoftuar se mjeku Ibrahim Hoti, i cili ishte ndaluar më 15.04.2021, me aktvendim të Prokurorit të Shtetit, në drejtim të veprës penale “Mosdhënia e ndihmës mjekësore”, nga neni 255 të KPRK-së, i njëjti, më 16.04.2021, në orën 17:30, është liruar në procedurë të rregullt.
Mjeku Ibrahim Hoti, i cili punon mjek specialist i pulmologjisë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Podujevë, ishte arrestuar të enjten në mbrëmje, pas publikimit të një videoje në rrjetet sociale, ku ai shihej duke refuzuar të ofronte kontrollin për një pacient, pasi i kishte mbaruar orarin e punës, transmeton Telegrafi.
Ndalohet për 48 orë doktori i cili dyshohet se nuk i dha ndihmë të moshuarit në Podujevë
Të njëjtën ditë, Këshilli Drejtues i QKMF, kishte marrë vendim ta suspendojë përkohësisht pulmologun, ndërsa me vendim të prokurorit i njëjti është arrestuar nga policia dhe i ishte caktuar ndalim policor prej 48 orësh.
Por, mëngjesin e së premtes pulmologut Hoti i ishte përkeqësuar gjendja shëndetësore dhe kishte kërkuar ndihmë mjekësore në emergjencë.
Pas ofrimit të ndihmës mjekësore, pulmologu Hoti, me vendim të prokurorit është liruar nga ndalimi policor.
Kundër arrestimit të pulmologut të premten ka protestuar stafi mjekësor i QKMF në Podujevë
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.