Shoferi i famshëm i BMW-së së gjelbër që u bë lajm kohëve të fundit, për shkak të shkeljeve në trafik është liruar nga paraburgimi.
Nga Gjykata Themelore në Prishtinë kanë bërë të ditur se kërkesa e prokurorisë është refuzuar si e pabazuar dhe se i njëjti është liruar nga ndalimi.
Shoferi i BMW-së me ngjyrë të gjelbërt shkaktonte jo pak tollovi në komunikacion e shqetësim të qytetarëve
Zëri i lartë i muzikës në makinë, lëvizja në zona të ndaluara për makina dhe në drejtim të kundërt kishte bërë që shumë qytetarë të ankohen.
Por gjatë javës së kaluar, Policia e Kosovës e arrestoi për ngasje të rrezikshme. Për të njëjtin, siç u raportuan figurojnë plotë 225 gjoba duke bërë që t’i konfiskohet makina. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.