Dega në Vitit e Lidhjes Demokratike të Kosovës ka treguar se ish-anëtarët e saj që kaluan në Listën Guxo, të cilën dikur e udhëhiqte Vjosa Osmani, presidente e vendit, janë rikthyer përsëri në ‘shtëpinë e vjetër’.
Në postim thuhet se kjo listë do ta përkrah LDK-në në zgjedhjet lokale të 17 tetorit.
“Lista”Guxo” në Viti në zgjedhjet komunale të 17 tetorit do të përkrah fuqishëm kandidatin e LDK-së në Viti Sokol Haliti! Kjo u bë e ditur pas takimit të sotit në mes të kryetarit Haliti me përfaqësuesit e listes”Guxo” në Viti!”, thuhet në postimin e degës së LDK-së në Viti.
Kujtojmë që javë më parë ka pasur përplasje në disa degë të ndryshme e akuza të ndërsjella për punësime e emërime nëpër ministritë që i udhëheq kjo listë në Qeverinë Kurti.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.