Lista Serbe po bojkoton seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës.
Partia e cila është pjesë e koalicionit qeverisës i ka vendosur ultimatum Qeverisë Hoti lidhur me disa kërkesa për të cilat deputeti i LDK-së, Iliri Ferati, dje ka thënë se janë antikushtetuese, shkruan Reporteri.net.
“Kam dëgjuar se Lista Serbe po kërkon themelimin e një ndërmarrje në komunat serbe me emër antikushtetuese. Kjo është si kërkesë e parë. Emrin nuk e di. Bëhet fjalë për një ndërmarrje publike”, ka thënë ai në T7.
Lista Serbe që ka 11 deputetë në Kuvendin e Kosovës në vazhdimësi ka bërë obstruksione ndaj qeverive të Kosovës, duke u ndikuar drejtpërdrejt nga presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.